MjeteNë gjuhë të tjera
|
TeknologjiaTeknologjia (greq. "τεχνολογία", tehnologia nga "τέχνη", tehni - zeje, zejtari; dhe "λογία", logia - mësim, dituri) është një fushë e gjerë e zbatimit të diturisë në qëllimet praktike të jetës njerëzore apo ndryshimin dhe përdorimin e mjedisit njerëzor. Teknologjia përfshin përdorimin e lëndëve, veglave, teknikave, dhe burimeve të fuqisë për ta bërë jetën më të lehtë ose më të këndshme dhe punën më prodhimtare. Ndërsa shkenca merret me çështjet si e pse ndodhin gjërat, teknologjia përqendrohet në bërjen e gjërave të ndodhin. Teknologjia filloi të ndikonte përpjekjet njerëzore sapo ata nisën të përdorin vegla. Ajo u përshpejtua me revolucionin industrial dhe me zëvendësimin e makinave për kafshët dhe punën njerëzore. Zhvillimet e përshpejtuara teknologjike kanë ndikuar keq në ndotjen e ajrit dhe pasoja të tjera të padëshirueshme mjedisore. Në dallim nga teknika, që merret me funksionimin e makinave, teknologjia merret me zhvillimin e tyre duke u nisur nga parimi shkencor.
[redaktoni] Historia e teknologjisë[redaktoni] Thënie
[redaktoni] Lista e teknologjiveAgrokultura | Bioteknologjia | Elektronika | Inxhinieria Elektrike | Inxhinieria Gjenetike | Metalurgjia | Mjekësia | Nanoteknologjia | Teknologjia bërthamore | Teknologjia e informacionit | Teknologjia e mjedisit | Teknologjia hapësinore | Telekomunikacioni| Teknologjia grafike [redaktoni] Shiko edhe[redaktoni] Lidhje të jashtme
|